Arsyeja e çuditshme pse Snoop Dogg refuzon të veshë xhinse të ngushta

Mediale Vip

Arsyeja e çuditshme pse Snoop Dogg refuzon të veshë xhinse të ngushta

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 08:15
Snoop Dogg

Snoop Dogg mund të njihet për stilin e tij të veçantë, por ka një artikull që ai refuzon të veshë, xhinset e ngushta.

Krijuesi i hitit “Drop It Like It’s Hot”, ka një bashkëpunim prej shumë vitesh me stilisten e tij, Talia Coles, e cila i sugjeron veshje të lirshme dhe të gjera.

Dhe tani e dimë pse?

Reperi foli për neverinë e dukshme ndaj xhinseve të ngushta, për mënyrën se si pëlhura e pakëndshme ngjitet në këmbë.

“Unë jam i hollë, kështu do e kisha problem të vishja dhe t’i zhvishja ato, kështu që të lutem, jo”, tha reperi i njohur.

“Ekziston një kufi i caktuar për njerëzit e hollë, nëse e dini se çfarë po nënkuptoj me këtë”, potencoi ai.

“Nuk mund t’i them dikujt të më ndihmoj t’i heqë. Nuk e bëjë këtë”, theksoi Snoop Dogg.

Ai lavdëroi stilisten e tij me të cilën nuk është “përplasur” asnjëherë dhe në mënyrë të përsosur i jep jetë vizionet e tij. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat