Gigi Hadid mahnit në pistën e Vetements e mbështjellë me shirit paketimi

Mediale Vip

Gigi Hadid mahnit në pistën e Vetements e mbështjellë me shirit paketimi

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 12:22
Gigi Hadid

Dukja e modeles është thjesht e pazakontë

Të ka ndodhur shpesh të të vijë një pako me DHL (kompani që merret me shpërndarjen e pakove kudo në botë dhe logjistikë)?

Me shumë gjasa po, por jemi 99% të sigurt që nuk e ke menduar që me ngjitëset e kutive të krijosh një fustan. Ose edhe nëse e ke menduar, s’ke pasur nerva ta bësh.

Epo, në sfilatën e re të Vetements, drejtori kreativ i markës, Guram Gvasalia, vendosi që në koleksionin e pranverë-verë 2025, të sillte këtë krijim, të veshur nga Gigi Hadid.

Modelja kaloi në pasarelë, me një fustan të shkurtër me ngjitëset e DHL-së, si dhe me takat me majë, në të cilat gjithashtu dukej logoja e kompanisë.

Me një grim natyral dhe flokë bob, të stiluar me onde, Gigi la njerëzit pa fjalë me dukjen e saj.

Shfaqja e Vetements u hap nga Travis Scott, 33 vjeç dhe më pas, u mbyll po nga reperi, Gigi dhe vetë Guram Gvasalia.

Mesazhi? Atë që ti mendon, por s’e bën, e bën dikush tjetër dhe merr të gjithë meritat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat