Zbulohet moderatori i Big Brother VIP Kosova 3

Mediale Vip

Zbulohet moderatori i Big Brother VIP Kosova 3

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova, ka treguar se kush do të vazhdojë të jetë moderatori i edicionit të tretë të BBVK-së.

Ajo ka thënë se ai do të jetë Alaudin Hamiti.

“Është përfolur shumë se kush drejton dhe emri im ishte suprizë, ka kohë që drejtuesi dhe prezantuesi i Big Brother VIP Kosova është vendosur nga Klan Kosova, dhe ai është i madhi Alaudin Hamiti”, ka thënë Muhameti.

Poashtu, Big Brother VIP Kosova 3 pritet të fillojë në tetor të këtij viti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat