DiCaprio largohet nga Java e Modës me modelen e njohur/ Ku është partnerja e tij?

Mediale Vip

DiCaprio largohet nga Java e Modës me modelen e njohur/ Ku është partnerja e tij?

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 14:48
Leonardo DiCaprio dhe Neelam Gill

Leonardo DiCaprio  u fotografua nga paparacët teksa po kthehej në shtëpi nga festa e Javës së Modës në Paris me një taksi të shtunën mbrëma.

Aktori, 49 vjeç, u ndoq nga modelja Neelam Gill teksa u largua pasi u shfaq në një festë në kryeqytetin francez.

Ndërkohë, modelja Neelam, 29 vjeçe, u pa duke u futur në të njëjtin automjet pasi ishte nisur për në festë me një minifustan të bardhë dhe një pardesy gri.

Ylli i “Titanic” është në lidhje me modelen Vittoria Ceretti  për pak më shumë se një vit, por ajo nuk u pa askund. 

Leonardo është parë me Neelam në disa raste  vitet e fundit, por ka qenë i lidhur me Vittoria që nga gushti i vitit 2023. Mos vallë po ndodh diçka?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat