“Mbylle gojën”/Plas sherri gjatë publicitetit mes Erjolës dhe Françeksës: Mos më ofendo!

Mediale Vip

“Mbylle gojën”/Plas sherri gjatë publicitetit mes Erjolës dhe Françeksës: Mos më ofendo!

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 21:08
Erjola/ Franceska

Plas sherri gjatë publicitetit të rubrikës “Pa Filtra” në E Diell, mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit.

Shkak u bë ndërprerja e komentit të Doçit, nga Murati. Panalistet vijuan sherrin për disa minuta rresht, ku u desh ndërhyrja dhe vendosja e rregullit nga moderatori Ronaldo Sharka.

Murati: E ngatërron veten me Ronaldon. Ti kur flet, flet sikur je duke prezantuar

Doçi: E kam profesion o shpirt.

Murati: Më bëhet shumë qejfi, por këtu jemi në juri.

Doçi: Boll! Boll më! Më lër rahat.

Doçi: Jam në kokërr të qejfit, po na lodhët!

Murati: Pusho pusho se po na dhembin veshët.

Doçi: Nxjerr mjalt nga goja…

Hysenaj: Ron o vendos rregull, o…

Doçi: Po për kokën time Ronaldo. Përtej shakave më thotë ‘pse i bën gocës atë koment?’ po prit o gocë, të mos hajë kjo (goja) para kësaj (mendjes).

Murati: O Erjola po do i bëjmë replika njëra tjetrës.

Doçi: Mos më ndërhy pa më dëgjuar deri në fund!

Murati: Komenti yt ishte pa lidhje dhe unë të ndërpreva.

Doçi: Zhzhzh bën si mizë, mushkonjë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat