Vullneti e Arioni pyesin Lelën nëse është e vërtetë situata me Burimin

Mediale Vip

Vullneti e Arioni pyesin Lelën nëse është e vërtetë situata me Burimin

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 14:49
BBVK

Vullneti i ka treguar Arionit për situatën e Lelës me Burimin.

Ai e ka pyetur atë se a e  di që Burimi ka tentuar ta puth Lelën.

“A e dëgjove ti më të fortën, Burimi që ka tentuar ta puth Lelën”, i ka thënë Vullneti, Arionit.

“A është e vërtetë a jo?”, e kanë pyetur ata Lelën, ku më pas ajo ka ardhur afër tyre dhe ua ka sqaruar situatën.

“Dje Burimi ishte duke hyrë brenda, edhe unë desha ta frikësoj, ai qëndroi aty edhe unë shkova e përqafova. Kur unë e përqafova Burimin, dy-tri herë janë larguar po më mbajke, i kam thënë “Burim sa zgjat ky përqafim”.

“Unë nuk i shoh gjërat me të keq, unë ia dhash atë përqafim me zemër, se e kam shumë përqejfi. Dy herë më puthi në faqe”, e pastaj duke e marrë Gresën afër, ka treguar se si ai ka dashur ta puth dhe ai i ka thënë “Mos e bëj të madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat