Fenomeni “Drenusha–Atilla”: BBVK 3 e pajton ish-çiftin, për hir të fëmijëve

Mediale Vip

Fenomeni “Drenusha–Atilla”: BBVK 3 e pajton ish-çiftin, për hir të fëmijëve

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 20:43
Drenusha–Atilla

Dikush mund të ketë menduar se përballja e parë midis Drenusha Latifit dhe ish-burrit të saj, Atilla Kardesh, ishte vetëm një aventurë momentale e produksionit të Big Brother VIP Kosova, për sa më shumë shikime.

Por, skeptikët u zhgënjyen këtë të premte mbrëma, sepse ish-çifti bashkëshortor, e bëri edhe një hap tutje drejt përmirësimit të raporteve, duke e pranuar edhe darkën e përbashkët me qëllim të ndarjes së kujdesit për fëmijët.

“Uroj që unë dhe ti do ta gjejmë një bashkëpunim për fëmijët tonë, që i kemi të përbashkët,  që se kemi gjetur që dy vjet gati, unë uroj që ky Big Brother si ty, si mua na ka ofruar mundësinë që me pas bashkëpunimin që se kemi pas kurrë. Sa i përket fëmijëve, unë jam shumë e gatshme na dy me pas bashkëpunim”, u shpreh Drenusha Latifi mbrëmë.

Drenusha e pati mundësi të bisedoj edhe me vajzën e që emocionet nuk munguan, e ndërkaq Atilla u shpreh falënderuar ndaj Big Brotherit, njofton Klan Kosova.

“Këngën e kemi ditur, por zërin nuk e kemi pasur, ju keni qenë sebep që e keni mundësuar këtë takim për mirëqenien e fëmijëve dhe besoj që të dy ne të shohim në të njëjtin drejtim, drejt fëmijëve”, u shpreh ai.

Kjo darkë ngjalli reagime të disa aktivisteve nga shoqëria civile, ku juristja për të drejtën e medias Flutura Kusari e cilësoi këtë rast si promovim e inkurajim i dhunës, ndërkaq Zana Avdiu, shkoi tutje edhe duke e bullizuar një nënë që don t’i takojë fëmijët e saj.

Producenti i i Big Brother, Milot Hasimja ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se misioni i spektaklit është krejt e kundërta e këtyre pretendimeve të aktivisteve.

“Klan Kosova dhe Big Brother mbrëmë kanë dhënë një mesazh të jashtëzakonshëm për të gjithë partnerë, prindër që kanë përfunduar lidhjen dhe dashurinë në mes tyre, që duhet të ulen e të gjejnë një gjuhë bashkëpunimi për një të ardhme më të shëndetshme dhe më të lumtur për fëmijët e tyre”, është shprehur ai.

Kujtojmë se Drenusha Latifi dhe Atilla Kardesh janë prindër të dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat