Këngëtari i famshëm, Khalid, ka vendosur që të zbulojë se është homoseksual. 26-vjeçari, me emrin e plotë Khalid Donnel Robinson, shkroi në rrjetin social X për të adresuar orientimin e tij seksual.
I riu postoi një status të shkurtër ku thoshte: “Flamuri i krenarisë LGBT+! Ja ku e keni. Tani tema tjetër, ju lutem”.
Ndërkohë një komentues ka shkruar: ”Mos thuaj që Khalid është GEY!”.
Këngëtari e ka lexuar këtë koment dhe iu përgjigj duke e ripostuar dhe shkruar: “Jam! Dhe kjo është në rregull”.
“Le ta bëjmë të qartë, nuk kam turp nga seksualiteti im. Në të vërtetë kjo nuk është puna e askujt! Por jam mirë me veten time, ju dua të gjithëve”-shkroi ai.
Ai vazhdoi të ishte aktiv në rrjetet sociale, ndërsa dikush tjetër komentoi: “Po të pranojmë. Nuk ka të bëjë me kë dashuron, ka të bëjë me artin tënd!”.