Aktori i njohur Dolpf Lundgren ka ndarë lajmin e mire se më në fund ka arritur të fitojë betejën e tij me kancerin.
67-vjeçari prej 9-vitesh u sfidua nga sëmundja, nga e cila mjekët i kishin thënë se nuk i kishte mbetur edhe shumë vite jëtë.
Me anë të një postimi në Instagramin e tij, aktori ka njoftuar se këtij udhëtimi të vështirë po i vjen fundi.
“Ja ku jam në UCLA, gati të shpëtoj nga ky tumor . Meqenëse nuk ka më qeliza kanceroze në trupin tim, mendoj se po shërohem, kështu që mezi po e pres këtë procedurë të fundit”, tha Lundgren.
Ndër të tjëra ai shtoi se ishte një udhëtim i vështirë për të por i vlejti pasi i ka mësuar të vlerësojë jetën.
“Ishte një udhëtim i vështirë dhe me të vërtetë më mësoi se si të jetoj dhe të shijoj çdo moment të jetës”.
Krahas videomesazhit ai ka shkruar: “Më në fund pa kancer me mirënjohje dhe emocione për një të ardhme të ndritur. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj.