Deborah Vanini refuzoi t’i nënshtrohej trajtimit për shërimin e kancerit pasi mjekët, të cilët thanë se ilaçi mund të vriste fetusin në barkun e saj.
38-vjeçares iu tha se ishte shtatëzanë në të njëjtën kohë kur mori vesh se kishte kancer të fazës së 4.
Mjekët i thanë Deborah se sëmundja ishte përhapur tashmë në një pikë ku ajo do të kishte nevojë për një “ortek” ilaçesh.
Kjo sasi e tabletave jetëshpëtuese që asaj i duheshin rrezikonin jetën e bebes së palindur.
Gruaja nga Como, Itali , mori vendimin e guximshëm për të refuzuar trajtimet dhe për të vazhduar shtatëzaninë e saj.
Mamaja heroike solli në jetë Meganin e vogël së bashku me partnerin e saj Massimo më 18 shtator.Foshnja e tyre lindi para kohe, në javën e 35-të në një spital në Milano.
Ajo peshonte shumë pak, por mjekët arritën ta kalonin me sukses lindjen. Deborah e përshkroi vajzën si një “mrekulli”.
Ajo shkroi në rrjetet sociale pak pasi doli nga lindja: “Mirë se erdhe, e vogla Meg . Ti akoma nuk e di, por ne të shpëtuam jetën. Ne të paktën shpresonim të kishim një lindje të qetë, por edhe këtu, jeta na hodhi një kthesë.”
Ajo gjithashtu e përshkroi burrin e saj, Massimon si “shkëmbi i vërtetë i jetës sime”.
Deborah kaloi dy muajt të lumtur me Megan dhe Massimo, ku shijuan edhe javët e fundit së bashku.