U nda nga Uanda Nara, Ikardi “ngushëllohet” me avokaten bionde që po i bën letrat e divorcit: Është burrë tërheqës

Mediale Vip

U nda nga Uanda Nara, Ikardi “ngushëllohet” me avokaten bionde që po i bën letrat e divorcit: Është burrë tërheqës

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 22:59
Mauro Ikardi me partneren

Mauro Ikardi duket se ka gjetur shpejt ku të “ngushëllohet” pas ndarjes me Uanda Narën. Sulmuesi ka vendosur të shkëputet përfundimisht nga bashkëshortja e tij pas 10 vitesh mes shumë historish mes tyre, por pakkush mendonte se ai do ta harronte gruan për avokaten e cila po merret me divorcin e tij.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Ikardi ka dhënë prej kohësh dritën e gjelbër që palët të ndahen përfundimisht dhe ia ka besuar mbrojtjen e tij studios ligjore të Angela Burgos, një avokate kolumbiane e cila ka edhe një program televiziv ku flet për çështjet ligjore.

Edhe pse italianët insistojnë se mes tyre ka më shumë se bashkëpunim avokat-klient, ajo ka refuzuar publikisht se ka diçka mes të dyve.

“Ikardi është një burrë me të vërtetë tërheqës, shumë i kulturuar, një xhentëlmen, por për momentin po mendoj për diçka tjetër. Kur punoj, unë fokusohem te klientët e mi, nuk shoh nga ana tjetër. Unë punoj gjithmonë me meshkuj, jam single, por momentin nuk kam asnjë në mendjen time”, ka thënë Angela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat