Raporti mes Dianës dhe Arionit nisi shumë natyrshëm, por marrëdhënia mori një kthesë në momentin që motra e Dianës hyri në shtëpi dhe i bëri të qartë se familja e saj nuk ishte dakord për lidhjen e saj me Arionin.
Diana vendosi të mos i dëgjonte dhe vazhdoi romancën e saj. Pas daljes, kur u pyet se çfarë mendimi kishte familja e saj për Arionin, ajo tha se ndante të njëjtin mendim me të, duke bërë të qartë se lidhja do të vazhdojë edhe pas daljes së Arionit nga BBVK.
Mirëpo, duket se situata është më komplekse. Anisa, shoqja e Dianës, ka ndarë një informacion të rëndësishëm nga jeta jashtë shtëpisë, duke zbuluar se para se të hynte në BBVK, familjarët e Dianës i kishin kërkuar që t’i përcillte një mesazh për të qëndruar larg Arionit.
Kjo tregon se tensionet dhe shqetësimet familjare janë të pranishme, edhe kur atmosfera në program duket e relaksuar.
Anisa vendosi që të mos ia dorëzonte mesazhin Dianës, por e informoi Xhenetën, duke besuar se ajo do të kishte më shumë ndikim në vendimet e Dianës.
Ky veprim ngjalli diskutime të shumta mes banorëve të shtëpisë, por edhe jashtë saj. A ishte një akt i mirë apo një ndërhyrje e papërshtatshme nga ana e Anisës?