Leonardo Gashi e ka akuzuar Lela Seferin se e njëjta e ka shfrytëzuar atë për lojën e saj.
Kjo deklaratë e acaroi shumë atë, e cila i tha se ai nuk di se çfarë do të thotë të kesh ndjenja të vërteta.
“Mos guxo me thënë që unë kam luajtur me ty. Je i vetmi person që s’kam luajtur”, u shpreh ajo.
“Veç ishalla e gjen femrën ideale, se pernime s’paskam qenë unë”, i tha Lela, Leos.
Kjo nisi pas një sfidë që ata kishin nga ‘Vëllai i Madh’, ku Lela ishte me Drilonin dhe Sarën.
Leos nuk i pëlqeu që banorja kishte kaluar natën me të në shtrat, për shkak të raporteve që janë krijuar brenda.
Duket se lidhja e tyre ka përfunduar, edhe pse këngëtari i kërkoi që të vazhdonin kur të dilnin jashtë.