Spektakli i Big Brother VIP Kosova sonte është më ndryshe.
Në vend të opinionistes Olta Gixhari, do të jetë Santiana Maloku, ish-konkurrente e programit, e cila tashmë është edhe opinionise në Big Talk.
Santiana, e cila bëri bujë gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Kosova, është ftuar për të dhënë mendimet dhe komentet e saj mbi zhvillimet e fundit në shtëpi.
Ky ndryshim ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke shtuar një dimension të ri dhe dinamizëm në komentet mbi situatat e krijuara mes konkurrentëve.
Pritet nëse Santiana do të sjellë një atmosferë energjike dhe të ngjallë diskutime të reja mbi sjelljet dhe strategjitë e banorëve.
Ky ndryshim ka ngjallur kuriozitet dhe pritshmëri tek shikuesit, duke i bërë ata të presin me padurim reagimet e Santianës.