Xheneta dhe Drilon Rama janë përfshirë në një debat të ashpër së fundmi në Big Brother.
Pas debatit me Xhenetën, Driloni ka kërkuar urgjentisht largimin nga Big Brother, në rast se nuk ndërmerren masa ndaj saj.
Përplasja e tyre duket se ka eskaluar në ofendime të rënda, ndërsa Xheneta e ka pështyrë Drilonin pasi u kapën verbalisht.
 Sot, ka ardhur një zarf i zi në shtëpi, ndërkohë familja e boksierit të njohur, i cili ka teeguar edukatë dhe durim gjatë këtij rrugëtimi, ka reaguar sot me një shkrim në rrjete sociale.
REAGIM
“Pershëndetje, publik i dashur, Ne si familje e Drilonit duam te reagojmë për ngjarjet që ndodhën mbremë. Siç keni par, Xheneta e pështyu dhe e ofendoi rënde familjen tonë. Një sjellje e tillë eshtë e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet në një format si Big Brother VIP Kosova. Kjo, sipas ligjit, përbën një formë të qartë të kërcënimit dhe fyerjes.
Deri dje, ajo pretendonte se lufton për te drejtat e grave, por ku janë të drejtat e burrave apo, më saktë, të drejtat e njeriut ne ketë situatë? Ky eshtë nje turp dhe munges totale lojaliteti.
Familja jonë eshtë sulmuar dhe ofenduar pa arsye, edhe pse jemi nje familje me vlera dhe histori. Duam t’ju kujtojme që disa anëtaré te familjes Rama kanë qenë luftëtarë të UÇK-së, duke dhënë kontribut për lirine e Kosovës.