Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, ka marrë një ndëshkim për gjuhën denigruese brenda shtëpisë dhe ndaj banorëve.
‘Vëllai i Madh’ e ka ndëshkuar Xhenetën duke e çuar në nominim të përhershëm gjatë gjithë qëndrimit të saj në BBVK.
Po ashtu, ky është edhe paralajmërimi i fundit për Xhenetën.
“Xheneta kundrejt veprimeve tua të pahijshme në përballje me Anisën dhe Drilonin është vijuar me ofendime të vazhdueshme. Sjelljet tua në disa momente i kanë tejkaluar kufijtë prandaj për ty kam marrë një vendim. Ti Xheneta do të jesh në nominim të përhershëm derisa rrugëtimi yt në shtëpinë më të famshme do të përfundojë dhe ky është paralajmërimi i fundit që kam për ty”, u shpreh ‘Vëllai i Madh’.