Sara Karaj, krijuese e brand-it të parë kozmetik shqiptar dhe influencuese e njohur në rrjete sociale, ka rrëfyer në podkastin Inspire nga Alketa Vejsiu, momentet më sfiduese në jetën e saj personale dhe si sipërmarrëse.
Kur ti nuk je mirë çdo njeri zhduket, në momentin që je mirë shfaqen njerëz që nuk e ke menduar më parë...'
Sara rrëfen fillimet e Skosmetics, kur ajo ishte në të 20-at e saj, dhe me një besim në vete trokiti në derën e një fabrike gjigante në Itali.
Ajo iu përkushtua detajeve dhe cilësisë së produkteve, një punë e cila u kthye në sukses për një kohë të shkurtër.
Por në jetë shfaqen pengesa të cilat lënë gjurmë dhe shfaqin anën tjetër të medaljes.