Rrëfimi i trishtë i Rovenës: Historia e bashkëjetesës dhe dhunës nga një djalë problematik

Mediale Vip

Rrëfimi i trishtë i Rovenës: Historia e bashkëjetesës dhe dhunës nga një djalë problematik

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 00:45
Rovena

Rovena, është banorja e radhës që ka dhënë një rrëfim prekës për sfidat që ka kaluar në jetë.

Ajo ka filluar të flas që nga fëmijëria e saj, duke thënë se pika e dobët janë dy prindërit.

“Dëshira që kishin prindërit tanë të dy i kam pikë të dobët. U linda në qytetin e bukur të Fierit, ku nëna  dhe babai im ,dy njerëz që kanë rritur tre vajza në një dashuri për artin, për jetën për dashurinë për njerëzit”, u shpreh fillimisht Rovena.

Kurse diçka që Rovi vendosi të tregojë për herë të parë është ish i dashuri i saj, me të cilin nuk pati përfundim të mirë.

“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21 vjeçare dhe u njoha me një djalë dhe ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditë e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë”, vazhdoi të tregojë Rovena.

“Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit atë mëngjes vetëm kur e pash veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja, dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat