Santiana ka komentuar takimin e Rovenës me motrën e saj, duke thënë se e emocionoi.
Ajo, mes tjerash potencoi se i pëlqen loja e Rovenës, pasi sipas saj, e mban qetësinë gjithmonë brenda shtëpisë.
“Mua më emocionoi ajo pjesë, e di që është dashuri e sinqertë mes motrës edhe pse unë nuk e kam dhe e vuaj atë pjesë.
Rovena më pëlqen që e mban qetësinë dhe debaton si duhet, asnjëherë nuk e kam parë duke dalë nga takti, është artiste e madhe dhe shpresoj që e gjen fatin e jetës”, u shpreh Santiana.