Hetimi për vdekjen e ish-yllit të One Direction, Liam Payne vazhdon, edhe pasi kanë kaluar 2 muaj nga vdekja e tij.
Sipas dokumenteve të marra nga Rolling Stone, gjykatësi në këtë rast paditi dy punonjës hoteli, duke përfshirë menaxherin e recepsionit që lajmëroi ambulancën.
Gjykata la të pandehur menaxherin dhe recepsionistin dhe i urdhëroi ata të dëshmonin, megjithëse përmbajtja e saktë e akuzave nuk është bërë e qartë.
Për më tepër, dy persona që dyshohet se furnizuan drogë për Payne do të merren në pyetje më 17 dhjetor. E dashura e këngëtarit, e cila akuzohet për “braktisje me pasojë vdekjen”, do të dëshmojë më 18 dhjetor.
Ndërsa dy punonjësit e hotelit do të thirren në gjykatë më 19 dhjetor.