Vullneti i ka thënë Rovenës që nëse nuk jep diçka nga vetja më shumë këto ditë duhet të dalë nga shtëpia të premten.
“Unë sinqerisht mendoj që ti duhesh të dalësh nga shtëpia, nëse ti të martën, të mërkurën të enjten nuk jep diçka”, u shpreh Vullneti.
Por Rovena i është kthyer më pas se qëllimi i tij është vetëm të marrë vëmendje.
“Ti je një person që kap të gjithë të tjerët, dhe i quan në publik, që të marrësh poena në publik dhe në prime pse nuk po e nxirrni Xhenetën, dhe nganjëherë Xheneta vjen dhe ngushëllohet në krahët e tu, ti i jep vazhdimisht këshilla se si të vazhdojë lojën”, tha Rovena.