Driloni i reagon ashpër Xhenetës: Nuk e harroj familjen për një vajzë

Mediale Vip

Driloni i reagon ashpër Xhenetës: Nuk e harroj familjen për një vajzë

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 11:06
Drilon Rama dhe Xheneta Fetahu

Drilon Rama ka vazhduar përplasjen me banoren e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahun.

Boksieri u shpreh se nuk e harron kurrë familjen e tij në raport me një femër tjetër.

“Unë nuk e harroj familjen time për një vajzë, as babanë, as nënën e as motrën e dy vëllezërit e mi”, theksoi ai.

Xheneta nga ana tjetër iu kundërpërgjigj: “Ti nuk mund të bësh jetën që do, je i kufizuar”.

E më pas ai i theksoi sërish se nuk e harron familjen, e për të njëjtën gjë u pajtua edhe Xheneta.

Përplasja e tyre ka nisur pak ditë më parë, ku në një moment modelja e kishte pështyrë banorin.

Ofendimet dhe fjalët e rënda nuk kanë munguar as në këtë debat të dyshes së Big Brother. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat