Drilon Rama ka vazhduar përplasjen me banoren e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahun.
Boksieri u shpreh se nuk e harron kurrë familjen e tij në raport me një femër tjetër.
“Unë nuk e harroj familjen time për një vajzë, as babanë, as nënën e as motrën e dy vëllezërit e mi”, theksoi ai.
Xheneta nga ana tjetër iu kundërpërgjigj: “Ti nuk mund të bësh jetën që do, je i kufizuar”.
E më pas ai i theksoi sërish se nuk e harron familjen, e për të njëjtën gjë u pajtua edhe Xheneta.
Përplasja e tyre ka nisur pak ditë më parë, ku në një moment modelja e kishte pështyrë banorin.
Ofendimet dhe fjalët e rënda nuk kanë munguar as në këtë debat të dyshes së Big Brother.