Gjesti ka biseduar me Vullnetin për gjendjen e tij mendore, duke u shprehur se po ndjehet i mbushur dhe i rënduar psiqikisht.
“Kam trurin shumë të mbushur vëlla, bllok spo mundem me e shiru, terr o ma qet, po e vërej që jam mbushur”, i tha Gjesti, Vullnetit.
“Mos mendo shume edhe pse sedi a mendon”, i tha Vullneti teksa e këshilloi të meditonte.
Vullneti e mësoi Gjestin mënyrën më të lehtë dhe më të mirë të meditimit, gjersa i tha që duhet të fokusohet në burimin e frymëmarrjes.
“Vetëm fokusohu aty, nëse mendon diçka, kthehu tek frymëmarrja, do të ndikoj në qetësinë tënde”, tha Vullneti.
Ai tutje i tregoi Gjestit që kjo mënyrë i ka ndihmuar atij shumë.