Debat i ashpër ka shpërthyer sërish mes Xhenetës dhe Anisës.
Anisa ia përmendi Xhenetës deklaratat e bëra ndaj saj lidhur më shëndetin e saj.
Ndërkohë, Xheneta tha se nuk pendohet pasi e njëjta e ka arritur qëllimin e saj lidhur me operimin.
“Çka je tu bë në Big Brother, a ke thënë që qëllimi yt është të fitosh për operacion. E arrite qëllimin tënd, nuk je tu bë kurgjë më”, u shpreh Xheneta.
Tutje ato akuzuan njëra tjetrën se po vrapojnë vetëm pas meshkujve dhe se nuk kanë lojë aty brenda.