Taylor Swift ka hyrë në histori pasi fitoi një rekord prej 2 miliardë eurosh nga shitjet e biletave për turneun e saj 21 mujor, Eras Tour.
Gjatë kësaj periudhe ajo kishte performuar në 149 koncerte në 21 vende të botës, shkruan DailyMail.
Përveç që pati turneun me fitimin më lartë të gjitha kohërave për të dytin vit radhazi, ylli i popit, është e para që ka fituar 2 miliardë dollarë në një turne.
Fituesja 14 herë e Grammyt, ka shituar bileta të cilat totalin e kapin vlerën prej 2,077,618,725 dollarë, sipas New York Times, që e konfirmuan me stafin e Swift.
Vitin e kaluar, turneu i saj Eras Tour që mbushi stadiumet dhe frymëzoi fansat e saj të shkëmbejnë byzylykë nëpër turne, u bë i pari që kaloi kufirin prej 1 miliard dollarë.
Si shpërblim për ekipin e saj, këngëtarja Swift dha në heshtje më shumë 197 milionë dollarë bonuse për të gjithë ata që punuan në turneun e saj – duke përfshirë shoferët e kamionëve, furnizuesit e ushqimit, teknikët e instrumenteve, ekipin e tregtimit, ndriçimin, zërin, stafin e prodhimit dhe asistentët, kërcimtarët, grupi, siguria, koreografët, piroteknikat, makineritë, flokët, grimi, garderoba, fizioterapistët dhe ekipi i videove.
Taylor Swift ka një audiencë të jashtëzakonshme në mbarë botën.