Alketa Vejsiu flet për babanë e ndjerë: E kam përcjellë me muzikë

Mediale Vip

Alketa Vejsiu flet për babanë e ndjerë: E kam përcjellë me muzikë

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 23:01
Alketa Vejsiu dhe babi i saj

Në episodin e fundit të “Mirëmbrëma yje”, Alketa Vejsiu ndau një rrëfim të ndjerë me Arbana Osmanin, gjatë një bisede të sinqertë ndërsa gatuanin dhe shijonin një gotë verë në Bogë. Pyetja e thjeshtë e Arbanës, “Për çfarë qan më shumë?”, i hapi rrugën emocioneve që Alketa ka përjetuar pas një viti të vështirë, të shënuar nga humbja e të atit.

“Ky vit ka qenë i mbushur me lot,” nisi ajo. “Kam qarë për atë baba që nuk jeton më, por sot dua të flas për të me buzëqeshje. Dua të tregoj gjithçka të bukur që më ka mësuar dhe trashëguar, pa lot.”

Alketa rrëfeu mesazhet e fundit që i ati i kishte lënë, të mbushura me dashuri dhe krenari. “Më thoshte gjithmonë: ‘Unë do të iki i lumtur sepse pata një fëmijë që nuk më zhgënjeu kurrë. Ti më bëre krenar.’ Ai më la një amanet: të jem e lumtur dhe ta çoj jetën përpara.”

Mbrëmja vazhdoi pranë zjarrit, ku të dyja pjekën gështenja dhe ndanë momente melankolie. Duke kujtuar dashurinë e pakushtëzuar të babait të saj, Alketa tha: “Unë kam qenë gjithmonë goca e babit. Ai ishte fansi im më i madh, dhe mesazhet e tij të fundit janë dëshmi e një dashurie që nuk do të ma zëvendësojë askush.”

Rrëfimi përfundoi me një detaj të veçantë nga përcjellja e tij drejt banesës së fundit.

“E kam përcjellë me muzikë, siç ma kërkoi. Ai donte që unë të vishesha me të bardha dhe që funerali i tij të ishte një festë, jo një pikëllim. Muzika ishte ajo që e shoqëroi deri në fund, ashtu siç do të kishte dashur gjithmonë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat