Prezantuesi i njohur Valon Maloku ka rikthyer vëmendjen e publikut me një rrëfim të papritur në lidhje me një moment nga e kaluara e tij.
Në një intervistë në “Shok Podcast” përballë moderatorit Fisnik Juniku, ai ndau historinë e një puthjeje me këngëtaren dhe modelen e njohur Drenusha Latifi, një episod që kishte mbetur i panjohur për shumë vite.
Kjo histori u rikthye në qendër të vëmendjes kohëve të fundit, pasi videoja e puthjes në emisionin e tij të dikurshëm, “Përrallë me Tupan”, u bë virale në rrjetet sociale. Drenusha Latifi, e cila aktualisht është banore në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, e ka shtuar kuriozitetin e publikut për detajet e kësaj ngjarjeje.
Gjatë intervistës, Valoni tregoi me humor: “Më kanë puthur, nuk e kam puthur unë. Kjo punë i ka 18 vite. Nuk e kam treguar askund, por po e them tani. Emisionet i xhironim verës disa episode njëherësh, sepse donim të kishim pushim. Interesante është që të nesërmen ka qenë dasma e vëllait të gruas. Llogarite, doli puthja, u bë e madhe atë natë, unë të nesërmen para miqve në dasëm i shikoja të gjithë te lidhëset e këpucëve”.
Kjo deklaratë, e mbushur me sinqeritet dhe humor, ka bërë jehonë në mediat sociale, duke rikthyer kujtimet e fansave të emisionit “Përrallë me Tupan”.
Videoja e puthjes, që dikur kaloi pa shumë zhurmë, tani po komentohet gjerësisht, sidomos pas përfshirjes së Drenushës në Big Brother VIP Kosova.