Fejesa e Selena Gomez, reagon publikisht Hailey Bieber

Mediale Vip

Fejesa e Selena Gomez, reagon publikisht Hailey Bieber

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 09:14
Hailey Bieber dhe Selena Gomez

Hailey Bieber dhe Selena Gomez kanë pasur mjaft histori për shkak të natyrës së marrëdhënies së tyre me Justin Bieber, por Hailey sapo u ka treguar fansave se si ndihet vërtet për ish-in e burrit të saj.

Hailey, 28 vjeç, sapo i tregoi Gomez mbështetjen e saj duke pëlqyer fotot që këngëtarja “Love You Like A Love Song” postoi në Instagram ku njoftoi fejesën e saj me producentin muzikor Benny Blanco.

Tensioni mes të dyve u ndez pasi Gomez, 32 vjeç, dhe Justin, 30 vjeç, u ndanë në maj 2018 pas lidhjes pa ndërprerje për tetë vjet.

Gomez dhe Hailey i kanë lënë mënjanë mëritë e tyre. Në mars të vitit 2023, Gomez, në Instagram u tha ndjekësve të saj: “Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdekje dhe një negativitet të tillë urrejtjeje. Unë nuk jam për këtë. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim, unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që kjo të ndalet”.

Epo mesa duket, gjërat kanë ndryshuar që nga ajo kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat