Ish-opinionistja e Big Brother Vip Kosova, Anita Haradinaj, ka treguar se po i ndjek me vëmendje banorët e shtëpisë më të famshme në vend.
Ajo ka komentuar një deklaratë të Gresës, e cila ka thënë se ka zërin e lartë dhe të ngjirur.
Haradinaj ka shkruar: “Nuk më pëlqen përherë në lojë, por sot më pëlqeu kur tha që e ka vetë zërin e lartë, por edhe të ngjirur. S’ke çfarë të bësh, është një atribut ndryshe.”
Komenti i Haradinajt është pëlqyer nga ndjekësit, duke treguar se ajo po ndjek zhvillimet e sezonit aktual të Big Brother Vip Kosova me shumë interes.