Aktori Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia e Durrësit.
Blutë njoftojnë se Veleshnja me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet një shtetasi dhe më pas e ka shitur atë.
Mësohet se aktori ka marrë automjetin e një shoku për ta përdorur dhe më pas e ka shitur atë për shifrën prej 2 mijë eurosh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.