Çmimet e muzikës Billboard 2024 u ndan dhe Taylor Swift fitoi dhjetë sosh, duke përfshirë atë për interpretuesen më të mirë.
Përveç çmimit kryesor, ajo fitoi edhe ato për këngët më të transmetuara, hitet radiofonike dhe albumin më të mirë “Tortured Poets Department.”
Taylor hyri në histori si artistja femër më e vlerësuar me gjithsej 49 fitore. Ajo tha se kjo ishte dhurata më e mirë e datëlindjes.
"Kjo është dhurata më e mirë për datëlindjen që mund të më kishe bërë, ndaj faleminderit shumë. Është pikërisht ajo që doja. Gjithçka që ndodhi me turneun Eras dhe Tortured Poets Department... Më duhet vetëm të them - faleminderit. Nuk e kam idenë se sa do të thotë për mua të pranoj gjërat që kam bërë dhe të kujdesem për muzikën time”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.