Ledjona Xheladinaj, përmes një postimi në “Instastory,” ka njoftuar ndjekësit e saj se projekti i ri, i cili pritej të lançohej në dhjetor, është shtyrë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe siguroi ndjekësit se do të rikthehet së shpejti:
“Premtoj që do rikthehem shumë shpejt, gjithmonë me Zotin pranë.”
Në një mesazh për të qetësuar publikun, Ledjona shtoi: “Jam mirë dhe kjo më mjafton. Ju dua.”
Pavarësisht sfidave, duket se Ledjona mbetet optimiste dhe e vendosur për të vazhduar projektet e saj.