Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i aktorit të humorit, Rezart Veleshnja.
Raportohet se Rezart Veleshnja i ka marrë makinën shokut të tij për ta përdorur.
Por, aktori i humorit nuk ia ka kthyer më dhe ia ka shitur dikujt tjetër për një shumë prej 2 mijë euro.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”,”- njoftoi policia.
Kujtojmë se Veleshnja ka qenë pjesë e Big Brother Vip Kosova së fundmi, por u përjashtua për shkak se sipas produksionit kishte shënuar episode të ngacmimeve seksuale, gjuhë urrejtje, fyerje dhe kërcënime.
Rezi u përjashtua nga gara pas veprimit ndaj Xhenetës, duke e goditur atë në prapanicë, një veprim që u konsiderua i dënueshëm nga produksioni.