Aktorja e njohur Jennifer Lopez, ka uruar nënën e saj për ditëlindjen me anë të një postim në Instagram.
Edhe pse Jennifer është shumë aktive në rrjetet sociale dhe zakonisht e përdor për arsye profesionale, ylli latin ka shpërndarë disa foto të të dyjave së bashku pasi kjo ishte një ditë e veçantë për mamanë e saj.
Në një nga fotot që ka publikuar, nënë e bijë pozojnë krah për krah dhe buzëqeshin para kamerës. Në mbishkrim Jennifer ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen mami!! Të dua shumë!! Faleminderit që je gjithmonë pranë meje…”
Postimi i Jennifer Lopez mori menjëherë mijëra komente dhe pëlqime, me fansat dhe miqtë që dërguan urimet e tyre.