Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku ishte e ftuar në emisionin S’e luan Topi në Top Channel këtë të shtunë.
Ajo rrëfeu përjetimet gjatë kohës së komunizmit, ku përfundoi në arrest shtëpiak pasi tre shoqe të stazhit i gjetën ditarin dhe e spiunuan.
Hisku: E dinim që në festival s’duhet të vishnim pantallona, se ishte modern, nuk duhet të mbanim flokë më të gjata se të supeve, do të na i prisnin. Pas festivalit shih si mi kanë pre mua aty. Unë njëherë kam marrë këpucët e Emës, më ngeci këpuca në një dërrasë, e lashë këpucën dhe dola zbathur. U zhduka nga aktivitetet, nga puna, nga çdo gjë, brenda 24 orëve. Kam qenë 24 vjeçe, mitroloz nuk kisha, kisha shkruar ëndrrat e mia, dëshirat e mia, sepse propaganda ime ishte të këndoja, u mbylla në shtëpi, nuk pësova asnjë lloj, sot e kësaj dite jam pa asnjë lloj.
Hisku është një divë e muzikës shqiptare që prej viteve ’70, ndërsa ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së.