Kush ishte babai i Drenusha Latifit, të cilin Xuxi e quajti si ‘spiun’?

Mediale Vip

Kush ishte babai i Drenusha Latifit, të cilin Xuxi e quajti si ‘spiun’?

Nga: H.O. Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 21:10
Drenusha Latifi

Gjatë spektakëlit të mbrëmshëm të Big Brother Kosova, një debat i fortë u zhvillua në mes të këngëtarëve Drenushë Latifi dhe Naim Bunjaku i njohur si Xuxi.

Ky i fundit e akuzoi babain e Drenushës së ai ishte ‘spiun’. Xuxi deklaroi se në regjimin serb ka qenë e pamundur me qenë një gjyqtar shqiptar, vetëm nëse u ka shërbyer serbëve.

“Babai i saj është përmendur se ka gjykuar shqiptarë të cilët në atë kohë janë quajtur prej sistemit të Serbisë ‘shovenista’, ‘separatista’, ‘irredentista’ dhe ai ka dënuar me sistem të Serbisë dhe ata ne i kemi quajtur spijunë”, tha Xuxi.

Kjo deklaratë e tij nxiti shumë konflikte mes dyshes, derisa Drenusha shpërthej duke qarë dhe me ofendime drejtë Xuxit.

“Ka 27 vjet që ka ndërruar jetë dhe unë ende nuk jam pajtuar me vdekjen e tij. Unë i kam thënë edhe Vullnetit që kisha dashtë dikush me u marrë më shumë me këtë çështje se po du me ditë çka po flitet a është e vërtetë. Unë si fëmijë nuk mundem me ditë shumë, por me atë që e di nga nëna ime e di që ka qenë shumë i pastër”, u shpreh Drenusha.

Emri i babait të Drenushës, Metush Latifi është përmendur në një debat televiziv kur diskutohej rreth të burgosurve politik.

Kështu, ish-i burgosuri politik, Besim Baraliu, kishte ndarë disa nga përjetimet e tij si i burgosur në burgjet e Jugosllavisë. Poashtu, Baraliu e përmendi edhe gjyqtarin, i cili e kishte dënuar me tetë vjet burgim, dhe sipas tij, ai ishte Metush Latifi i cili vepronte në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat