Michelle Trachtenberg ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare

Mediale Vip

Michelle Trachtenberg ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 00:53
Michelle Trachtenberg

Michelle Trachtenberg, e njohur për rolet e saj në “Gossip Girl” dhe “Buffy the Vampire Slayer”, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.

Shkaku i vdekjes nuk dihet ende por një burim tha se ajo së fundmi iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë dhe kishte luftuar me problemet e abuzimit ne alkoolin për disa vite.

Kohët e fundit, aktorja ishte shfaqur e dobët dhe e zbehtë, gjë për të cilën u tha komentuesve që flisnin me gjuhë urrejtjeje: “Mos harruat gjë që nuk jam më 14 vjeç? Unë jam 38. Sa e trishtë për ju që lini një koment të tillë.”

Michelle u bë e famshme nga “Harriet the Spy”, e më pas u adhurua si Dawn Summers në “Buffy the Vampire Slayer” dhe si Georgina Sparks në “Gossip Girl”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat