Aktori amerikan, fitues i çmimeve Oscar, Gene Hackman, bashkëshortja e tij Betsy Arakawa dhe qeni i tyre janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, Nju Meksiko.
Në një karrierë që ka zgjatur më shumë se gjashtë dekada, Hackman mori dy çmime Oscar për punën e tij në "The French Connection" dhe "The Unforgiven", shkruan BBC News.
Një deklaratë nga Zyrtari i Sheriff-it të Qarkut të Santa Fe në Nju Meksiko tha: "Ne mund të konfirmojmë se Gene Hackman dhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur të mërkurën pasdite në shtëpinë e tyre në Sunset Trail”.
Autoritetet vazhdojnë me hetim, ndërsa aktualisht nuk besojnë që rasti ka lidhje me aktivitet kriminal.
Hackman ishte 95 vjeç dhe bashkëshortja e tij 64 vjeçe.