Eskalon sërish G Bani – i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Mediale Vip

Eskalon sërish G Bani – i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 16:22
G Bani – i afrohet Shkëlzenit

Ka agravuar debati mes G Banit dhe banorit tjetër të shtëpisë, Shkëlzen Oruçit.

Kjo nisi në mes reperit dhe Egli Takos, për shkak të një dyshimi që ka hedhur për marrëdhënie intime.

Shkëlzeni ka ndërhy në debatin mes tyre, e më pas edhe eskaloi gjendja në këtë format.

Ishte G Bani që i afrohej te fytyra vazhdimisht dhe i bërtiste duke i thënë: “Hiqe dorën, hiqe dorën, mos më prek”.

Akuzat për Eglin vijnë që disa ditë, më saktësisht që kur konkurrenti u rikthye në shtëpi.

G Bani siç shihet ka mbledhur informacione nga jashtë dhe tani po i shpalos me banorët.

Sidoqoftë, ai shihet se është i njëjtë dhe se nuk ka ndërruar sjellje e qasje karshi tjerëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat