Vajza e Gene Hackman tregon se çfarë mund të kishte shkaktuar vdekjen e aktorit të famshëm dhe gruas së tij

Mediale Vip

Vajza e Gene Hackman tregon se çfarë mund të kishte shkaktuar vdekjen e aktorit të famshëm dhe gruas së tij

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 19:24
Gene Hackman

Fituesi i Oscar-it, Gene Hackman (95 vjeç) dhe gruaja e tij Betsy Arakawa (64 vjeçe), u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe të mërkurën.

Vajza e Gene Hackman beson se babai i saj dhe gruaja e tij vdiqën nga helmimi me monoksid karboni.

Elizabeth Jean Hackman i tha TMZ se ndërsa ata janë ende të pasigurt për shkakun e vdekjes së Hackman dhe gruas së tij, dyshojnë se mund të ketë qenë për shkak të thithjes së gazeve toksike.

Aktori, gruaja e tij ishin tashmë të vdekur kur oficerët hynë në shtëpi, konfirmoi zëdhënësja e Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Fe, Denise Avila.

Sherifi i Santa Fe, Adan Mendoza shtoi se autoritetet janë “në mes të një hetimi paraprak për shkakun e vdekjes”, i cili mbetet “aktiv dhe në vazhdim”.

Ai tha gjithashtu se hetuesit gjetën dy qen të tjerë në shtëpinë e Hackman që mbijetuan.

Hackman, dy herë fitues i Oscar-it me një pasuri të vlerësuar prej 80 milionë dollarësh, festoi ditëlindjen e tij të 95-të në fund të janarit. Ai ka jetuar një jetë të izoluar për 20 vitet e fundit, pasi u tërhoq nga aktrimi në vitin 2004.

U largua po ashtu nga Los Angeles dhe u transferua në New Mexico, ku bëri një jetë të qetë larg syrit të publikut.

Kishte tre fëmijë nga martesa e tij e parë me Faye Maltese. Betsy Arakawa është gruaja e dytë e Hackman. Ai dhe Arakawa ishin martuar për tridhjetë vitet e fundit.

Ata u martuan në vitin 1991 dhe Arakawa drejtonte një dyqan mobiljesh luksoze në Santa Fe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat