‘Pak ditë na ndanin nga…’, një nga viktimat në Koçan, shoqe e Tunës!

Mediale Vip

‘Pak ditë na ndanin nga…’, një nga viktimat në Koçan, shoqe e Tunës!

Më: 17 mars 2025 Në ora: 11:20
Tuna

Maqedonia e Veriut ka shpallur një periudhë shtatëditore zie pas një zjarri në një klub nate që la të paktën 59 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

E një nga viktimat duket të ketë qenë një nga mikeshat e Tunës, artistes së njohur shqiptare.

Përmes një postimi në mediat sociale, Tuna ndau një imazh të së ndjerës bashkë me një dedikim në të dy gjuhët, maqedonase dhe shqipe.

Image
Sara

“Sara, shumë herët Sara ime. Pak ditë na ndanin nga projekti jonë i radhës, ngelën këngët e pakënduara. Këndo me engjujt, engjulli im”, shkroi pos tjerash Tuna.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat