“Dua të jem përgjithmonë me ty”, dedikimi emocionues i Brikenës për Mateon në dasmë

Mediale Vip

“Dua të jem përgjithmonë me ty”, dedikimi emocionues i Brikenës për Mateon në dasmë

Më: 7 prill 2026 Në ora: 08:20
Mateo dhe Brikena

Brikena Selmani dhe Mateo Borri i thanë 'PO' njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Albania 5.

Ata organizuan një dasmë në një ambient të veçantë të shtëpisë së famshme, ku të ftuar ishin edhe ish-konkurrentët, Arbër Hajdari e Monika Kryemadhi.

Në momentin e celebrimit, dyshja shkëmbyen edhe disa fjalë emocionuese.

Ajo që mori vëmendje ishte një fjali e modeles nga Kosova, duke i shprehur dashurinë Mateos, ndonëse ka qenë më e rezervuar.

"Dua të jem përgjithmonë me ty", iu drejtua ajo.

Dasma më pas u ndez pasi për të performuar ishte artisti i mirënjohur, Gena.

Mbetet për t'u parë se si do të ecë dashuria e tyre jashtë mureve të shtëpisë së famshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat