Loredana Brati, ka qenë e ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, ku ka thyer heshtjen dhe ka folur gjerë e gjatë për jetën e saj private.
Pas shumë kohësh, Loredana ka zbuluar se çfarë çoi në përfundimin e marrëdhënies së saj me Jozin, si dhe ka sqaruar një herë e mirë zërat që e lidhnin me një qëndrim në të njëjtën vilë me Gjestin.
Loredana ka treguar se periudha pas daljes nga shtëpia e BBVA ka qenë mjaft e ngarkuar dhe e tensionuar për të dy, gjë që ndikoi drejtpërdrejt në ftohjen e raportit, veçanërisht pas incidentit të bujshëm të shpullës natën e daljes. Ajo tregoi se Jozi pas BBV kishte shkuar për ditëlindjen e saj, por gjërat tashmë kishin ndryshuar: “Pas daljes nga BBVA dhe shpullës ndaj Gjestit, të dy ishim nervozë. Pas BBVA ai ishte në ditëlindjen time, por qëndroi jashtë,” u shpreh ajo.
Duke folur për vendimin përfundimtar, Loredana bëri të qartë se kjo histori ka përfunduar një herë e mirë: “Me Jozin nuk ka më kthim mbrapa. Pas BBV ishim në atë pjesën ‘a do vazhdojmë apo jo’. Ishte zgjedhja e të dyve, ndarja ka shumë gabime nga ana e të dyve, dhe nga unë dhe nga ai.”