Këngëtarja e mirënjohur, Vjollca Haxhiu këtë sezon është pjesë e “Big Brother Vip Kosova”.
Haxhiu, si nga banorët e shtëpisë ashtu edhe nga opinionistët është vlerësuar si njëra ndër banorët më të spikatur të këtij edicioni.
Interpretuesja e shumë hiteve po shquhet për maturinë që po transmeton në publik, ashtu edhe për modestinë e saj.
Vlen të përmendim faktin se Haxhiu, është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera ndër vite. Interpretimet e saj gjithmonë janë kaq unike dhe tejet të pëlqyera në publik.