Ujësjellësi në Mitrovicë thirrje konsumatorëve t’i paguajnë faturat rregullisht

Mitrovica

Ujësjellësi në Mitrovicë thirrje konsumatorëve t’i paguajnë faturat rregullisht

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve t’i paguajnë faturat rregullisht.

KRU “Mitrovica” ka thënë se pagesa e rregullt e faturave është obigim moral e qytetar.

Pagesa e rregullt e faturave të ujit është obligim ligjor, moral e qytetar e cila pagesë na mundëson neve si kompani të kryejmë obligimet tona ndaj furnitorëve tanë në njërën anë por edhe ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj jush në anën tjetër”, thuhet në njoftim.

Tutje u bëhet thirrje të gjithë konsumatorëve të cilët nuk i kanë kryer obligimet e tyre ndaj ujësjellësit që të njejtën ta bëjnë sa për parë, në mënyrë që të evitohet shkyçja e tyre nga rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm.

“Shlyerja e borgjeve mund të bëhet edhe përmes formës së riprogramimit të borgjit për periudha më të gjata kohore dhe aplikohet në rastet kur konsumatori ka borgj të akumuluar”, thuhet tutje në njoftim.

KRU “Mitrovica” i ka njoftuar konsumatorët se pagesat mund t’i bëjnë në pikat e tyre të arkëtimit, por edhe në “IFJB FINSER”, “Posta e Kosovës”, “Capital”, “IBAS”, Vllesa” dhe “Moneta”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat