Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se tashmë shpërndarja dhe furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar dhe është kthyer në gjendje normale të furnizimit.
Në njoftim u rekomandohet konsumatorëve që në rast se uji u vjen i turbullt, ta lënë rubinetën hapur për disa çaste derisa uji të kthjellohet.
Bëhet e ditur se kjo gjendje e ujit vjen si pasojë e gypave të vjetër që me kohë krijojnë një masë korozive.
“Tani pritet që uji i pijes të arrije edhe tek konsumatorët tjerë të cilëve u rekomandojë që në rast se uji u vjen i turbullt, ta lënë rubinetën hapur për disa çaste derisa uji të kthjellohet. Kjo gjendje e ujit vjen si pasojë e gypave të vjetruar të cilët me kohë krijojnë një masë korozive dhe rrjedhjeve të mundëshme në pusetat e ujëmatësve me ç’rast vakumi që krijohet me ardhjen e ujit, e bartë ujin e papastër deri në rubinetat tuaj”, thuhet në njoftim.
Tutje, ujësjellësi u ka siguruar konsumatorëve që impiantet e tyre nuk lëshojnë në rrjetin e furnizimi ujin që nuk i plotëson standardet për konsum human.
“Nga ana tjeter u sigurojme se Impiantet tona asnjëher nuk lëshojnë në rrjetin e furnizimit ujin i cili nuk i plotëson standardet e ujit për konsum human, gjë që gjithmon vëretohet në bazë të analizave fiziko – kimike dhe bakteriologjike”, thuhet në njoftim.