Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se në disa lokacione të ndryshe, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të zhvillojnë punime.
Bëhet fjalë për rrugët “Mojsine Kokalari”, “Xhevat Jusufi”, “Beqir Kastrati”, “Demë Ahmeti” dhe në rrugën “Ali Osmani”.
Ndërsa në rrjetin e kanalizmit intervenime do të ketë në rrugët “Shaqir Avdiu”, “Dëshmorët e Kombit”, “Liqeni”, te Kampi “Enver Zymberi” dhe në fshatin Frashër.
“Gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes”, bën të ditur KRU “Mitrovica”.