Uji në rajonin e Mitrovicës ende i papijshëm, nesër bëhet shpërndarja me autobote
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se uji është ende i papijshëm.
Duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, KRU “Mitrovica” thotë se nesër do të fillojë shpërndarja e ujit përmes autoboteve (cisternave) në të gjithë rajonin e Mitrovicës.
Në njoftim zyrtar janë bërë të ditura edhe lokacionet ku do të vendosën autobotet, sakaq njoftohen qytetarët se në rast nevoje, numrat kujdestarë janë në dispozicion në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.