Në fshatin Kqiç të Mitrovicës është vendosur autoboti me ujë, ndërsa kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” u ka bërë thirrje banorëve që të dalin dhe të furnizohen me ujë të pijes.
“Autoboti (cisterna) është vendosur në fshatin Kqiç dhe lusim banorët e fshatit të cilët kanë nevojë për ujë të që të dalin dhe furnizohen me ujë të pijes.
Furnizimi me ujë të pijes përmes autoboteve është duke vazhduar normalisht dhe qytetarët po vazhdojnë të furnizohen me ujë të pijes pa asnjë problem”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.
“KRU “Gjakova” ka sjell edhe një autobot me ujë të pijes i cili nga ora 13:00 do të vendoset te Shkolla Fillore në fshatin Kqiç, kurse nga ora 15:00 autoboti do të vendoset tek Xhamia e fshatit Gushafc”.